Sulmi me armë në Las Vegas/ Shkon në 50 numri i viktimave, mbi 200 të plagosur

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e sulmit me armë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara. Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara tha se numri i viktimave ka arritur në 50, ndërsa të plagosurit në 200.

Personi i armatosur ka hapur zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt një festivali të muzikës që po mbahej pranë.

Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët dhe se një tjetër është vendosur në kërkim. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë turma njerëzish duke ikur nga vendi i ngjarjes, derisa dëgjohet zhurma e armës automatike.

“Sulmi me armë në koncertin në country në Mandalay Bay Las Vegas është vepër e një ‘ujku të vetmuar”, që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste”- kanë thënë autoritetet.