Sulmi kamikaz në xhaminë në Kabul, 28 të vdekur

560
Thellohet bilanci i viktimave gjatë sulmit kamikaz një xhami shiite në kryeqytetin afgan, Kabul, gjatë namazit të mbrëmjes së të premtës.

Nga sulmi terrorist kanë mbetur të vdekur të paktën 28 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Dy kamikzë shpërthyen në xhami ndërsa dy të tjerë u vranë nga forcat afgane, sipas policisë raporton Washington Post.

CCN raporton se ISIS ka mbajtur përgjegjësinë e sulmit në xhaminë myslymane shitte.

Sulmi zgjati disa orë dhe filloi pasdite kur 2 nga 4 kamikazët shpërthyen në portën e Xhamisë Imam Zaman ndërsa besimtarët po faleshin, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Najib Danez. Më pas 2 kamikazët e tjerë sulmuan xhaminë dhe qëlluan mbi forcat e sigurisë. Autoritetet vranë personat e armatosur pas një luftimi prej katër orësh.

Zyrtarët thanë se 2 oficierë policie kishin vdekur gjatë sulmin.
Sigal