Sulmi i katërt brenda javës, digjet qendra për klandestinët në Suedi

509
Digjet një qendër qendër strehimi për emigratët në perëndim të Suedisë, duke shënuar sulmin e katërt në vend vetëm në një javë.
Autoritetet dyshojnë për zjarrvënie, teksa mediat lokale raportojë se gjatë natës u evakuan 14 persona nga qendra në Munkedal, në veri të Gothenburgit.
Martin Freeman, oficer i ngarkuar me këtë çështje, tha se policia po i trajton zjarrvëniet si ngjarje tejet të rënda.
“Nuk mund të spekulojmë në këtë moment, por kemi nisur hetimet pas klasifikimit të ngjarjes si zjarrëvënie të rëndë”, tha ai, duke shtuar se zona është mbyllur dhe qëndron nën monitorim të rreptë pas incidentit.
Zjarri i të martës pason tre zjarrëvenie të tjera në ndërtesat e parashikuara për strehimin e klandestinëve.
Qeveria e Suedisë parashikon të strehojë rreth 150 mijë refugjatë këtë vit, teksa fluksi ka pushtuar të gjithë vendet europiane.
Suedia ka marrë më shumë refugjatë për frymë se çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian.
Sondazhet tregojnë se suedezët kanë mirëpritur klandestinët dhe madje kanë shënuar rekord në dhurimin e veshjeve dhe sendeve të nevojshme për ta.
Por zjarrëveniet dhe demontruesit e djathtë me slogane “Shkoni në shtëpinë tuaj”, janë tregues se politika e dyerve të hapura të Suedisë mund të pësojë tkurrje.
Sigal