Sulmi gjatë parades ushtarake në Iran, publikohet videoja e ISIS

585
Sigal

Dy ditë më parë persona të armatosur hapën zjarr në një paradë ushtarake iraniane në qytetin jugperëndimor të Ahvaz-it, ku mbetën të vrarë disa 29 persona , përfshi civilë, dhe duke plagosur të paktën 50 të tjerë të tjerë.

 103545019 Mediaitem103545018

Sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës, dhe kishin veshur uniformë ushtarake. Irani më 22 shtator po festonte përvjetorin e fillimit të luftës 8-vjeçare me Irakun dhe në mbarë vendin atë ditë u zhvilluan disa parada shkruan Tg.com.

Ndërsa televizioni shtetëror raportoi se militantët islamikë qëndrojnë pas sulmit. Mbrëmjen e djeshme publikohet në Twitter një video e ISIS, që njofton se do të godasin gjatë paradës ushtarake të Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, në përvjetorin e fillimit të konfliktit me Irakun .