Sulmi ajror në Siri, Theresa May:: I drejtë dhe ligjor

472
Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar.
“Ne e dimë se regjimi sirian përdori në mënyrë të neveritshme armët kimike kundër popullit të vet,”-tha ajo.
Ajo tha se ishte e drejtë dhe ligjore për të ndërmarrë veprime kundër qeverisë siriane, por nuk kishte të bënte me ndërhyrjen në luftën civile siriane.

Gazetar: A je e sigurtë se ke mbështetjen e qytetarëve për sulmin në Siri?

Theresa May: “E mora këtë vendim sepse besoj se është gjëja e drejtë. Mesazhi është se përdorimi i armëve kimike është ilegal. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrinte duarkryq. Kemi parë agjentë nervorë që u përdorën dhe këtu në Angli. Kemi parë sulm të armëve kimike.
Ky vendim nuk është i lehtë. Gjëja e duhur që duhej bërë pasi ka pasur një rritje të përdorimit të armeëve kimike. Është në interesin tonë dhe të ardhmen që përdorimi i armëve kimike të ndalohet.”

Gazetar: A po shkojmë drejt një lufte të ftohtë?

Theresa May: “Është një veprim kundër regjimit sirian i cili fatkeqësisht është mbështetur nga Rusia
Përdorimi i armëve kimike është i palejueshëm.”
Kryeministrja britanike mbrojti vendimin e ndërmarrë për sulmet ajore pa u konsultuar me Parlamentin.
May tha se do të bëjë një deklaratë për sulmet ajrore të hënën në Parlament.
Sigal