Sulmet terroriste në Iran, shkon në 12 numri i të vdekurve

392
Dy sulmet e bëra në parlamentin iranian dhe mauzolenë në kryeqytetin e Teheranit, kanë lënë të paktën 12 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur.

Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmet e kryera. Dy sulme janë shënuar mëngjesin e sotëm në Teheran, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në parlamentin iranian, ndërsa një kamikaz ka shpërthyer në mauzoleumin e Ajatollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Moderne, në jug të kryeqytetit.

Terroristët nuk janë kapur ende dhe policia ka ngritur postblloqe në çdo cep të vendit. Mësohet se dy prej agresorëve derdhën breshëri plumbash brenda parlamentit, duke plagosur një roje, ndërsa i treti hodhi veten në erë me sulm kamikaz.
Sigal