Sulmet terroriste, identifikohet viktima e dytë

474
Leopold Hecht, një student 20-vjeçar është viktima e dytë e identifikuar nga sulmet terroriste të një dite më parë në Bruksel. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga shpërthimi i bombave në stacionin e metrosë. Një ditë më parë vëllai dhe miqtë bënë apel në rrjtetet sociale për gjetjen e tij, ndërkohë sot universiteti ku ai studionte bëri të ditur lajmi se 20-vjeçari ka ndërruar jetë. Hecht ndiqte studimet për drejtësi. Adelma Tapia Ruiz, 36 vjeçe ishte viktima e parë e identifikuar. Nga sulmet terroriste në aeroport dhe metro mbetën të vrarë 34 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.
Sigal