Sulmet seksuale në Gjermani, nisin zyrtarisht hetimet

422
Shtatë javë pasi qindra gra u sulmuan dhe u dhunuan seksualisht gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve në Koln, autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimi do të ketë si epiqëndër zbulimin e personave që kanë kryer aktet e turpshme, të cilët në bazë të investigimeve paraprake kanë qënë kryesisht emigrantë të ardhur nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme. Gjithashtu, autoritetet do të mundohen që të zbulojnë arsyet se pse policia e kishte të pamundur që të parandalonte veprimet e kryera, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. 

Lajmi për nisjen e investigimit zyrtar u dha nga Kreu i Komitetit të Hetimit në Parlamentin rajonal, Peter Biesenbach, i cili gjatë fjalës së tij tha se autorietet kanë përpara një përgjegjësi të madhe. Autoritetet gjermane kanë arrestuar dhjetëra persona të cilët dyshohet se kanë kryer sulme dhe akte të turpshme gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Megjithatë, numri i tyre mendohet të jetë shumë herë më i madh.
Sigal