Sulmet në Turqi, vriten katër policë dhe një ushtar

473
Katër policë turq dhe një ushtar kanë humbur jetën në disa përleshje me armë me luftëtarët e PKK-së në juglindje të vendit.Sipas agjencisë së lajmeve Dogan, njëri prej tyre u vra gjatë kohës kur patrulla u sulmua në provincën e Midjat, një tjetër ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra në përleshjet që ndodhen në Sirnak dhe një i tretë humbi jetën në Cizre teksa ndodhej në një makinë të Rojes Kufitare.
Edhe në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, ka shpërthyer dhuna. Një bombë në një rajon policie dhe të shtëna me armë jashtë konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar të paktën 7 persona të plagosur, 3 prej të cilëve janë policë.
Sigal