Sulmet në Turqi, pesë të vrarë në rajonin juglindor

448
Të paktën pesë persona janë vrarë sot nga dhuna në rajonin juglindor të Turqisë, raportuan mediat, ndërkohë që sulmet mes forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë vazhdojnë. ”Në Silopi, afër kufirit me Irakun dhe Sirinë, tre persona janë vrarë gjatë natës dhe disa të tjerë janë plagosur”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.”Në provincën Agri, një ushtar dhe një punonjës i një kompanie iraniane autobusësh mbetën të vrarë nga sulmet me armë”, raportoi televizioni “CNN Turk”.
Sigal