Sulmet në Serbobran, Stojanoviq:Sulmi i radhës mbi serbët në Kosovë

519
“Sulmi i fundit mbi serbët në fshatin Serbobran të Istogut është sulmi i radhës që po bëhet nga shqiptarët ndaj shtetasve tanë”.
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, pas sulmit që u bë mbrëmë, nga disa persona të panjohur që qëlluan me armë zjarri në drejtim të shitores së një serbi në fshatin Serbobran të Istogut.
“Është e dukshme që popullata serbe i pengon dikujt këtu. Sulmet nuk po ndalen, por po bëhen përditshmëri dhe kjo është tmerr. Po i pyes kompetentët, deri kur do të rrinë dhe të qetë të vështrojnë?”, ka pyetur Stojanoviq, i cili ka shfrytëzuar rastin dhe u ka bërë thirrje për ndihmë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
“Për të disatën herë po bëj thirrje te bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë te liderët e Kosovës. Besoj që e gjithë kjo është e organizuar dhe që dikush po i koordinon dhe po i mbron këto grupe”, ka theksuar Stojanoviq.
Ky sulm pason atë të një dite më parë, kur persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në një fshat të banuar me shumicë serbe në Gorazhdec të Pejës.
Për këtë rast reagoi edhe Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga e cila e dënoi këtë akt dhe i bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen e tëvënë përpara drejtësisë autorët e saj. 
Sigal