Sulmet në Indonezi, identifikohen 4 nga 5 terroristët

462
Policia në Indonezi ka identifikuar 4 nga 5 sulmuesit e Xhakartës, dy prej të cilëve të dënuar më parë si militantë ekstremistë.
Kreu i policisë indoneziane Gen Haiti tha se njëri prej sulmuesve, i identifikuar si Afif Sunakim, kishte kryer 7 vite burg pasi ndiqte një kamp militant në ishujt e Aceh.
Të pesë sulmuesit u vranë dje, 3 si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe dy në sulme kamikaze.
Si pasojë e sulmeve humbën jetën dy civilë, një indonezian dhe një kanadez, teksa 20 të tjerë mbetën të plagosur.
Shteti Islamik mori përsipër ngjarjen, teksa policia në një deklaratë tha se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një flamur me inicialet e organizatës terroriste.
Gjithashtu autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbuluar qelizën teroriste që fshihet pas sulmeve.
Në orët e para të së premtes tre persona u arrestuan në afërsi të kryeqytetit indonezian, teksa një indonezian me ermrin Bahrum Naimi dyshohet si kordinator i sulmit.
Sipas policisë, Naimi, i cili besohet të jetë duke luftuar në Siri, ka si qëllim apo vizion të tij të bashkojë të gjitha grupet militante terroriste në të gjithë Azinë Jug-Lindore.
Paniku shoqëroi të gjithë Indonezinë dje gjatë gjithë ditës, teksa autoritetet kanë rritur nivelin e alarmit në maksimum.
Presidenti i vendit Joko Widodo u zotua para qytetarëve të tij se do të luftojë terrorizmin me vendosmëri, teska vendi ishte kërcënuar disa herë nga Shteti Islamik që pas sulmeve të Parisit.
Indonezia ka vuajtur nga sulmet militante në të kaluarën, por ka qenë relativisht e suksesshme në frenimin e ekstremizmit gjatë dekadës së fundit.
Sigal