Sulmet në Bruksel/ Identifikohet kamikazi. Mediat: Është gazetar

416
Identifikohet personi me kapele dhe pardesy, kamikazi i tretë i fotos së aeroportit të Brukselit. Mediat belge raportojnë se ai quhet Faysal Cheffou, një gazetar në profesion të lirë. Sipas “Le Soir” ai tashmë është identifikuar, por pritet komfirmimi zyrtar nga prokurorii belge. Cheffou u ndalua të enjten dhe u identifikua falë një dëshmitari kyç, që ishte shoferi taksisë, që të martën e tmerrit i shoqëroi tre kamikazët me makinë deri në aeroportin Zaventem të Brukselit. Mediat raportojnë se gjithcka u zbulua falë survejimit të kamerave të sigurisë në aeroport dhe ballafaqimit me dëshmitarë të cilësuar kyc, si ishte rasti i taksistit.
Sigal