“Sulme në prag të krishtlindjeve”

530
Policia britanike ka arrestuar katër persona të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në prag të Krishtlindjeve. Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publik, janë të moshës nga 22 deri 41 vjeç.
Ata u arrestuan nga shërbimet e antiterrorit në veri të Anglisë dhe po merren në pyetje për të zbardhur planin e sulmeve.
Ndërkohë autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi në prag festash në Britaninë e Madhe, rreziku i sulmeve me natyrë terroriste është më i madh.
Sigal