Sulme me predha me dy Koreve

145
Korea e Veriut ka sulmuar me predha ajrore Korenë e Jugut. Sulmi i nisur në orën 4 të mëngjesit sipas orës lokale por nuk shkaktoi dëme të mëdha. Në shenjestër ishte një atoparlant, me anë të të cilët, Korea e jugut lëshonte mesazhe lufte drejtuar ushtarëve Koreano Veriorë.
Kaq ka mjaftuar që Seuli të kundërpërgjigjej me dhjetra predha drejt kufirit Koreano Verior në shenjë hakmarrjeje. Autoritetet Koreano Jugore kanë bërë gjithashtu evakuimin e njerëzve në kufirin perëndimorë.
Kjo është përplasja e parë pas pesë vjetësh mes 2 koreve, të cilët kanë nisur një luftë propagndistike në kufirin ndërmjet tyre. Ata janë akoma në gjëndje lufte dhe pse ndërkombëtarët shpeshherë janë përpjekur të bindin Penianin për nënshkrimin e traktatit të paqes.