Sulm terrorist në Kayseri të Turqisë, vriten 13 ushtarë

461
Sigal

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në sulmin me
bombë të kryer rreth orës 08.45, me orën lokale ndaj automjetit që
transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e
brigadës së komandove në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë
plagosur 48 ushtarë të tjerë.

Sipas informacioneve të marra mësohet se një autobombë ka
shpërthyer në afërsi të hyrjes të Universitetit Erciyes, ku pranë vendit të
shpërthimit ndodhej edhe një autobus me ushtarë.

Në vendin e ngjarjes ku bëhet e ditur se ka të vrarë dhe
të plagosur kanë mbërritur ekipet e policisë dhe ambulancave, të cilët kanë
transportuar të plagosurit në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të
Universitetit Erciyes.

Policia
ka marrë masa të gjera të sigurisë në vendin e ngjarjes, ku edhe prefekti i
qytetit Kayseri Süleyman Kamç? dhe drejtori i policisë ?brahim Kulular ndodhen
gjithashtu në vendin e ngjarjes.