Sulm në Paris, makina përplas një grup me ushtarë, 6 të plagosur

536
Frikë dhe panik në Paris. BBC raporton se një makinë, brenda së cilës udhëtonin persona ende të paidentifikuar, ka goditur një grup ushtarësh në Paris, duke plagosur gjashtë vetë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Incidenti ndodhi në periferinë e Levallois-Perret, ndërsa policia ka lëshuar alarmin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas BBC, ushtarët ishin duke qëndruar pranë automjetit të tyre rreth orës 08:00 në “Place de Verdun” jo shumë larg nga bashkia e qytetit në Levallois-Perret kur ndaj tyre ka vërshuar automjeti

Kryetari i bashkisë së Levallois-Perret, Patrick Balkany, deklaroi se nuk ka “asnjë dyshim” që bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm.

Që nga nëntori i vitit 2015, Franca ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme pas një seri sulmesh terroriste.
Sigal