Sulm në Kabul, dhjetëra viktima e të plagosur

470
Rreth 24 persona u vranë si pasojë e një sulmi kamikaz në kryeqytetin afgan Kabul. Autoritetet lokale thanë se mbi 40 persona të tjerë u plagosën, ndërsa pritet që bilanci të rritet.

Sulmi, i kryer në një zonë të qytetit të banuar kryesisht nga shiitë, kishte në objektiv një autobus me punonjës civilë të ministrisë së Minierave.

Zyrtarë lokalë thanë se ka dyshime që sulmi të ishte planifikuar për të goditur zëvendës shefin ekzekutiv të qeverisë Muhamed Mohaqiq, por duket se rojet rreth banesës së tij e kuptuan këtë dhe i bllokuan rrugën makinës së mbushur me eksploziv që drejtohej nga kamikazi.

Ky i fundit më pas sulmoi autobusin me civilë. Sulmi u mor përsipër nga talebanët, të cilët thanë se do të vazhdojë fushatën luftarake ndaj qeverisë afgane.
Sigal