Sulm në Afganistan, 10 policë të vrarë

606
Zyrtarët afganë njoftuan vrasjen e të paktën gjashtë policëve dhe plagosjen e 10 të tjerëve si pasojë e një shpëthimi me vetëvrasës me bombë.
Autori i sulmit goditi me një makinë të mbushur me eksploziv një stacion policie në distriktin e Maiwandit. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u shkaktuan dëme në godina civile dhe shtëpitë aty pranë tha për “Zërin e Amerikës” Sulltan Mohammad, komandanti i policisë rajonale.
“Rojet e sigurisë të vendosura në hyrje e pikasën makinën e mbushur me rreth 3 mijë kilogram lëndë eksplozive dhe hapën zjarr për ta ndaluar, por autori i sulmit arriti të futet më në brendësi, përpara se eksplozivi të shpërthente “, shtoi ai.
Talibanët deklaruan menjëherë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit.
Sipas burimeve të policisë lokale, numri i viktimave është më i lartë se shifrat e lëshuara zyrtarisht.
Sulmi i së premtes erdhi disa orë pasi zëvendës presidenti amerikan Mike Pence bëri një udhëtim të papritur në Afganistan. Ai falenderoi trupat amerikane në “Bagram Airfield” për shërbimin e tyre.
Zoti Pence tha gjithashtu se strategjia e presidentit për Afganistanin e njoftuar në muajin gusht po sjell përparime në terren.
Pas fjalimit të zotit Pence, një zëdhënës i Talibanëve Qari Yousaf Ahmadi tha se: “udhëtimet e paparalajmëruara në Afganistan nga zyrtarët më të lartë amerikanë tregojnë se edhe pas qëndrimit 16 vjeçar në këtë rajon ata janë të shqetësuar për sigurinë personale”.
Më herët zoti Pence u takua me Presidentin afgan Ashraf Ghani dhe kreun e qeverisë Abdullah Abdullah për të diskutuar strategjinë e SHBA dhe bashkëpunimin dypalësh.
Sigal