Sulm me bombë në Irak, 32 të vdekur dhe 48 të plagosur

516
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe mbi 48 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve me bomba në mbarë Irakun.
Sipas policisë, sulmi i parë ndodhi në verilindje të Bagdadit, ku një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu, duke vrarë 16 njerëz e plagosur 48 të tjerë.
Banorët kanë pastruar mbeturinat dhe kanë nisur të vlerësojën dëmet në dyqanet dhe shtëpitë përreth vendit të ngjarjes. Dy të tjerë u vranë në një lagje të populllur nga komuniteti shiitë, në jug të kryeqytetit.
Gjashtë ushtarë dhe policë humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në një pikë kontrolli në qytetin Tarmia, rreth 25 km në veri të Bagdadit.
Tetë të tjerë humbën jetën dhe 16 u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu në një rrugën tregtare në Mandali, një qytet 100 km në verilindje të kryeqytetit të Irakut.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për ndonjë prej sulmeve, por komuniteti shiit dhe forcat qeveritare janë në shënjestër shpesh nga sunitët islamike.
Sigal