Sulm me bomba në Pakistan, vriten 8 persona e plagosen 26 të tjerë

510
Sigal

8 persona kanë humbur jetën në Pakistan, ndërsa 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në Dera Ismail Khan, një qytet në Pakistanin veriperëndimor, thanë zyrtarët lokalë

Sulmi i së dielës në mëngjes u pretendua nga Pakistani Tehrik-e-Taliban, një lëvizje ekstremiste, e cila tha se ishte hakmarrje për vrasjen e dy komandantëve të saj nga trupat pakistaneze një muaj më parë.

Sulmi vjen pas disa përplasjeve mes forcave ushtarake pakistaneze dhe disa grupesh që veprojnë në rajonin në fjalë, përplasje ku ka pasur edhe viktima mes palëve respektive.