Sulm me armë zjarri në një kishë në Teksas, raportohet për dhjetëra viktima

522
Një person ka hapur zjarr në një kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vrarë dhjetëra persona. Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County, raporton BBC.
Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10:30 me orën lokale. Policia ka qëlluar për vdekje autorin.
Është ende e paqartë nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për një veprim individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë, shumicën e tyre fëmijë.

DN5IeZUVQAExmjw
Sigal