Sulm me armë në një dasmë në Jemen, mes 20 të vdekurve edhe nusja

462
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur në një dasmë, pas sulmeve ajrore nga koalicioni saudit në veri të Jemenit.
Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë të cilët ishin mbledhur për një dasmë në distriktin Bani Qayis, ndërsa “The Indepedent” raporton se mes viktimave është edhe nusja.
Pamjet nga skena tregojnë disa pjesë trupash si dhe një fëmijë të vogël që përqafon një trup të pajetë,
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ambulancat nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e ngjarjes, me frikën se sulmet ajrore do të vazhdonin.
Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur në tri vitet e luftës në Jemen. Rreth 22 milionë njerëz, apo 80 për qind e popullatës kanë nevojë për ndihma humanitare sipas raportit të Kombeve të Bashkuara. OKB ka akuzuar koalicionin e drejtuar nga Arabia Saudite për krime të luftës.
Sigal