Sulm me armë në kinema, mbi 50 të plagosur në Gjermani

530
Një person i maskuar, i armatosur edhe me një rrip fishekësh në brez, ka hapur zjarr në një kompleks kinemaje në qytezën perëndimore të Viernheimit, pranë Frankfurtit, duke lënë të plagosur të paktën 20 persona, por media të ndryshme e çojnë këtë numër deri në 50. Dyshohet gjithashtu që ai të ketë mbetur i bllokuar brenda, ku po mban edhe pengje.
Lajmi bëhet i ditur nga media të ndryshme gjermane, ndërsa zëdhënësja e policisë, Christiane Kobus tha se nuk mund të japë më suhmë detaje mbi atë që po ndodh në teatrin “Kinopolis”, por mund të konfirmojë se bëhet fjalë për një agresor të armatosur që ka hyrë dhe ka shtënë të paktën një herë brenda kinemasë. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë i qytetit fqinj Mannheim tha se forca policore nga ky rajon janë nisur në mbështetje të kolegëve të tyre në Viernheim, por deri më tani nuk janë përfshirë në incidentin e ndodhur.
Sigal