Sulm me armë në Gjermani. Dëshmitarët: Agresori foli shqip

511
Sigal

Një sulm me armë ka ndodhur në Hamburg, ku një 36-vjeçar është qëlluar teksa ai ishte duke qëndruar në një park.

Media gjermane Bild shkruan se deri tani mendohet se agresori ka qenë një shqiptar, pasi ai ka folur shqip kur ka qëlluar me armë.

36-vjeçari ishte në shoqërinë e një femre kur ndaj tij u qëllua më armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Personi me armë në dorë i tha të shtrihej të tokë e të kthente kokën nga ana tjetër.

“Rrini në dysheme dhe kthejeni kokën në anën tjetër!”, mësohet të ketë thënë agresori.

Pas kësaj thirrje ai e qëlloi duke e plagosur në shpatull. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka rënë gjurmët e autorit.