Sulm me armë mbi blindin me miliona euro, parandalohet “plaçkitja e shekullit” në Gjermani, pranga shqiptarit

595
Mediat gjermane shkruajnë sot lidhur me parandalimin e “plaçkitjes së shekullit” që ka ndodhur të hënën (dje) në Koblenz. Plaçkitja ishte planifikuar të bëhej me armë automatike (kallashnikovë) ndërsa shënjestër e saj ishte një transport parash në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.
Protagonist i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia. Ai është arrestuar të hënën në një kontroll të kryer në regjionin Neuwied. Kontrolli ishte bërë me një fletëarrest të Europolit.
I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA. Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.
Sipas mediave italiane, plaçkitësit donin të sulmonin me armë makinën e blinduar i cili transporton disa milionë euro.
Në aksionet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona. Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë në Itali.
Sigal