Sulm kamikaz në Afganistan, tre persona humbin jetën, 14 plagosen

450
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në Afganistan.
Sipas informacioneve sulmi ishte kamikaz dhe objektiv i tij ishte një autobus që transportonte personelin e ushtrisë vendase në veri të Afganistanit.
Sipas një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, sulmi ndodhi rreth orës tetë të mëngjesit sipas orës lokale në kryeqendrën e provincës Mazar, në rrethin Dehdadi. Të dhënat flasin se në mesin e të plagosurve janë edhe të tre gra, ndërkohë që katër perosna janë në gjendje kritike për jetën në spital.
Autoritet njoftojnë se një person ka shpërthyer jelekun që kishte veshur me eksploziv pranë autobusit të personelit të ushtrisë, duke shkaktuar ngjarjen e rëndë. Menjëherë pas sulmit, në një deklaratë online, talebanët morën përgjegjësine e sulmit, duke dhënë edhe informacione për personin që kreu sulmin.
Sipas tyre ai ishte banor i provincës Vardak, e cila ndodhet në afërsi të kryeqytetit Kabul.
Sulmet ndaj ushtrisë kanë qenë të shpeshta kohët e fudnit nga grupet ekstremiste të talebanëve , të cilët kërkojnë përmbysjen e qeverisë së mbështetur nga perëndimorët. Ata kanë qëllim vendosjen e Shtetit Islamik 15 vjet pas rrëzimit nga pushteti.
Sigal