Suedia dhe 20 fakte të njohura që e bëjnë të veçantë nga shtetet tjera

658
Shpesh kemi ndëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike ku edhe Suedia pothuajse në shumicën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojn atje. Prej shumë gjërave të cilat nuk mund ti përmbledhim me një vend, ne kemi vendosur tju sjellim juve disa fakte interesante të cilat kanë të bëjn me Suedinë.
1. Qysh nga vitet 1800-ta karkaleci i detit (se: kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit Gusht.
2. Në Suedi jetojn 20 000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.
3. Çdo ditë në 313 dyqanet e mobiljeve të IKEA-s në mbarë botën janë ngrënë rreth 1 836 000 qofte ku më së shumti janë ngrënë nga gjermanët pasi ata janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të këtij rrjeti dyqanesh.
4. Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
5. Në Suedi 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritëshme ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.
6. Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijn nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.
7. Çdo muaj nga qyteti i Stockholm-it mblidhen rreth 993 000 kg meturina të ushqimit dhe ky ushqim shëndrrohet në lëndë djegëse (benzinë) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojn autobusat dhe taksit e Stockholmit si karburant.
8. Suedia ka rreth 9.7 milion banorë ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.
9. Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.
10. Prindërit suedez kanë të drejtë ti shfrytëzojn 480 ditë pushim të paguar për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baba. Në vitin 2012 për babanë janë marrë 24% nga numri i përgjithshëm.
11. Rripi i sigurisë nëpët automjete pretendohet të ketë shpëtuar 1 miljon jetë i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1959 nga kompania suedeze Volvo. Ky rryp i sigurisë gjendet në 1 miliardë automjete të ndryshme.
12. Në vitin 1944 në Suedi është legalizuar mardhënia e gjinisë së njëjtë. Një pjesë të kësaj e ka meritu një shoqatë për edukimin seksual e formuar në vitin 1933.
13. Në Suedi janë 95 700 liqenjë më të mëdhenjë se 100m x 100m. Kjo mbulon 9% nga sipërfaqja e përgjithëshme ku disa liqenjë kanë emra qesharak si psh “lördagsträsk” që dmth përmbytjet e të shtunës.
14. Mesatarja që një turist shpenzon për një ditë në Suedi është 800 SEK (86 €). Në vitin 2012 turistët kanë shpenzuar rreth 11 miliardë euro. Shumica e turistëve thonë se vijnë të blejnë.
15. Vetëm 1 % e mbeturinave shtepiake në Suedi përfundojn në vendet ku hedhen pleherat. 90 % e kanaçeve të aluminit riciklohen.
16. Në Suedi rreth 85 % e banorëve jetojnë në qytete ku Stockholmi si kryeqytet ka numrin më të madh ndërsa në vendin e dytë është Göteborg në perëndim dhe pastaj Malmö në jug.
17. Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e kan bërë njëjtë edhe 35 shtete tjera.
18. Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesatarën nga organizata OECD në rank botëror që është 1776 orë. Në këtë list Suedia renditet e 6 në rank botëror.
19. Suedia është e gjatë 1574 km e cila çon në temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershorë +38 gradë.
20. Selma Lagerlëf është një nga 7 fituesit suedez të çmimit nobel në literaturë si dhe femra e parë në botë që ka fitu çmimin në këtë lëmi. Libri i saj “Gösta Berling’s Saga” është në dispozicion në 50 gjuhë të ndryshme.
Sigal