Sigal

SUEDI-Dy persona kanë kryer një vjedhje spektakolare të një koleksioni të çmuar, që i përkasin familjes mbretërore Suedeze, përpara se të arratiseshin me motoskaf, njoftuan autoritetet suedeze.

“Artefaktet e paçmueshme u rrëmbyen nga një katedrale në Strangnas, rreth një orë larg periferisë perëndimore të kryeqytetit Stockholm, gjatë orëve të drekës së të martës”, ka deklaruar policia.

Grabitësit thyen xhamin prej qelqi, ku ruheshin dy kurorat dhe rruzulli me një kryq sipër, që i përkisnin shekullit të XVII, sende të Mbretit Karl IX dhe bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Kristina.

Më pas, ata u arratisën me një skaf që i priste vetëm disa qindra metra më tej, në liqenin Malaren.

Gjatë mbrëmjes policia është vënë nën kërkim, por ende pa asnjë rezultat.

Zyrtarë të katedrales bënë të ditur në një komunikatë për shtyp se janë vjedhur dy kurora dhe një glob i cili ka një kryq në pjesën e sipërme) pjesë e pasurisë së trashëguar të objekteve që mbante Charles IX gjatë ceremonisë mortore, i cili sundoi në Suedi dhe në Findlandë nga viti 1604 deri në 1611, dhe i bashkëshortes së tij mbretëreshës Kristinë.

Objektet me vlerë ruheshin në përputhje me rregullat e sigurisë në fuqi, në një vitrinë të mbyllur me çelës, e pajisur me sistem alarmi.