Suedi, Stokholmi shpërndan në çdo shtëpi një libër që përgatit popullsinë për luftë

792
Sigal

Një libër që detajon masat që duhen marrë në rast të një konflikti apo katastrofe natyrore do të shkojë me postë në shtëpinë e çdo suedezi, në një konteskt tensionesh të larta mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ku ndodhen strehimet? Çfarë ushqimesh të magazinohen? Cila burimeve informacioni t’i besohet? I përgatitur me kërkesë të qeverisë në 13 gjuhë, në rast krize apo lufte do të shpërndahet nga 28 maji deri më 3 qershor në 4,8 milionë banesa.

Në 20 faqe me ilustrime, ky libër i vogël tregon kërcënimet ndaj të cilave vendi skandinav është i ekspozuar, si lufta, atentatet, sulmet kibernetike, aksidente të rënda apo katastrofa natyrale, transmeton Atsh.

“Ndonëse Suedia është më e sigurit se sa shumë vende të tjera (…), kërcënimet ekzistojnë. Është e rëndësishme që të gjithë të dinë se kush janë këto kërcënime për t’u përgatitur”, shpjegoi Dan Eliasson, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Suedeze të Sigurisë Civile (MSB), gjatë prezantimit të këtij libri sot në Stokholm.

Rusia nuk citohet në këtë manual por përgjegjësit suedeze i tremben një agresioni në rast konflikti të hapur me NATO-n për të bllokuar rrugën detare të Aleancës së Atlantikut drejt endeve balltike.

Sepse nëse Suedia nuk ka kufijë tokësor me Rusinë, dy vendet janë bregor të detit Balltik dhe Moska ka një bazë të madhe detare në Kaliningrad.