Suedi, qeveria dhe parlamenti marrin mesazhe kërcënuese

477
Qeveria dhe Parlamenti suedez njoftuan sot se kanë marrë mesazhe kërcënuese, pa saktësuar përmbajtjen e tyre dhe kanë thirrur shërbimet sekrete për të identifikuar autorët dhe vlerësuar besueshmërinë e tyre.

“Qeveria ka marrë në postën e saj elektronike një mesazh me përmbajtje kërcënuese. Derisa ky fakt të zbardhet, ne kemi njoftuar policinë e sigurisë (SAPO)”, bëri të ditur për median Bodil Sunden, zëdhënëse e qeverisë.

Një zëdhënës i Riksdagit, Parlamenti njëdhomësh i mbretërisë skandinave, ka njoftuar gjithashtu se i është dërguar një letër me përmbajtje kërcënuese. Sipas televizionit publik SVT, letra paralajmëron të gjithë deputetët dhe zyrtarët e Parlamentit që nesër të mos jenë të pranishëm në përfaqësimin kombëtar. Kjo letër bën me dije se do të ketë gjakderdhje në Stokholm.

Zyrtari i zyrës së shtypit të SAPO-s, Fredrik Milder tha për median se citatet kërcënuese përfshijnë ditën e nesërme, megjithatë ai nuk u shpreh me detaje rreth këtij fakti.
Sigal