Suedi/ Policia në kërkim të një të dyshuari të rrezikshëm për sulme terroriste

496
Një person i dyshuar për organizim të sulmeve terroriste është vënë në kërkim sot nga forcat policore të Suedisë, ku niveli i gatishmërisë kundër rrezikut të sulmeve terroristeve është rritur ndjeshëm, njoftuan shërbimet e sigurisë.
“Identiteti i këtij personi nuk bëhet i ditur për shkak të lëshimit të një urdhërarresti, si pjesë e një procesi të hapur hetimor për përgatitjen e sulmeve terroriste”, bëri të ditur kreu i shërbimeve të brendshme sekrete dhe të antiterrorizmit, Anders Thornberg, gjatë një konference shtypi.
”Për momentin nuk ka asnjë lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris”, shtoi ai.
Sigal