Suedi, një person i maskuar, vret me shpatë një nxënës dhe mësuesen

422
Një person i maskuar me një shpatë në dorë ka vrarë një nxënës dhe një mësuese në një shkollë në Trollhattan të Suedisë dhe ka plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i krimit është qëlluar nga policia dhe i është nënshtruar një operacioni në një spital. Personi në fjalë është 21 vjeç dhe banor i Suedisë. Dëshmitarët janë shprehur se në shkollë u bë kaos dhe si pasojë 100 studentë u larguan me ulërima nga frika. Sakaq, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje, teksa po bëhen hetime hap pas hapi.
Sigal