Sigal

Cmimin Nobel në Kimi për vitin 2018 e marrin amerikanët Frances H.Arnold dhe George P.Smith, dhe britaniku Gregory P.Winter për zhvillimin e parë të drejtpërdrejte të evolucionit të enzimave, të përdorura nga biokarburet dhe prodhimet farmaceutike.

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi 2018 kanë ”zbutur parimet e evolucionit”, duke i hapur rrugën prodhimit të materialeve të reja apo biokarburanteve më të pastra, dhe terapive inovative. Kështu tha në deklaratë Akademia Suedeze e Shkencave .

Nobeli u nda mes amerikanes Frances Arnold, 62 vjeçe, e cila është gruaja e pestë në histori që fiton Nobel në Kimi, dhe bashkëkombasin të saj George Smith, i lindur në 1944, si dhe britanikun Gregory Winter, 67 vjeç.