Suedi, 14 të arrestuar për terrorizëm, dyshohet se do kryenin sulme në një kamp refugjatësh

512
Policia suedeze ka arrestuar sot 14 persona, të cilët dyshohet se po planifikonin të kryenin sulme terroriste. Ngjarja është regjistruar në qytetin Nynashamn, në jug të Stokholmit. Sipas të dhënave që transmetojnë mediat ndërkombëtare, bëhet e ditur se sulmet do të kryheshin në një kamp refugjatësh. Sakaq. Mësohet se në automjetin e të arrestuarve u sekuestruan dhe disa armë. Episodi është regjistruar në kulmin e tensionit që ka përfshirë Suedinë sa i takon fluksit të emigrantëve, pasi qeverisë iu kërkua dëbimi i 80 mijë njerëzve që nuk kanë përfituar azil.
Sigal