Stuhia rrëzon vinçin mbi xhaminë e shenjtë në Mekë, vdesin 65 besimtarë

431
Të paktën 60 persona raportohen të vdekur dhe afro 30 të tjerë të plagosur, për shkak të rrëzimit të një vinçi nga stuhitë në Xhaminë e Madhe të qytetit të Mekës, këtë të premte. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror saudit “Al Arabiya”. Autoriteti saudit i Mbrojtjes Civile konfirmoi incidentin përmes rrjetit social të Twitterit, por nuk dha asnjë detaj mbi numrin e viktimave në momentet e para. Pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit, për myslimanët, pritet të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, por autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës. Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe.
Sigal