Stuhia “Florence”, Trump jep ushqime e përqafime për të mbijetuarit

70

Presidenti amerikan Donald Trump u ka dhuruar një përqafim të ngrohtë të mbijetuarve të stuhisë “Florence” madje u dha atyre dhe ushqime në një kishë teksa ai po bën një tur vizitash në vendet e prekur nga stuhia.

Trump shtrëngoi duart me vullnetarët që iu bashkuan atij për t’i dhënë ushqime e fruta sipas Associated Press.

“T’ia kaloni mirë,” u tha ai disa të mbijetuarve teksa kaluan me makinë pasi i dhuroi pako me ushqime.

Ne tempullin e Kishës “Bern”, të mbijetuarit i kërkuan Presidentit përqafime.

Trump gjithashtu shpenzoi ditën duke bërë vizita në disa zona të Karolinës së Jugut dhe të Veriut.

“Ne do të angazhohemi 100% me të gjitha forcat tona për t’i ardhur në ndihmë njerëzve,” tha Presidenti.

“Kemi bërë një punë të vërtetë, dhe do vazhdojmë ta bëjmë një të tillë deri kur gjërat t’i kthehen normalitetit”.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri