Stuhi me vetëtima godasin gjirin lindor të Australisë

466
Stuhi të fuqishme me vetëtima kanë goditur gjirin lindor të Australisë duke shkatërruar mbi 12 çati shtëpish dhe spitalesh. 5 foshnje dhe 12 gra u evakuuan nga spitali Lismore Base në gjirin verior të New South Wales pas 1 ore kur u shemb çatia. Banorët e Queensland thonë se përveç vetëtimave spektakolare, breshër me madhësinë e një topi golfi kanë rënë në Brisbane dhe Tara. 19 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërkohë që më shumë se një duzinë me shtëpi kanë humbur çatitë e tyre ditën e dielë.
Sigal