Studenti shqiptar la studimet në Britani për të shkuar në Irak, hedh veten në erë për ISIS

699
Një student shqiptar nga Kosova ka hedhur veten në erë për të ndihmuar militantët e Shtetit Islamik të përparojnë për të marrë qytetin Ramadi në Irak. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Fatlum Shalaku, një student i shkëlqyer në Britani, i cili ishte pjesë e një grupi prej 6 personash që hodhën vetën në erë. 
Dy muaj më parë në Irak kishte humbur jetën në luftime edhe vëllai i tij Flamur Shalaku. Mësohet se Fatlumi bashkë me 5 shokë të universitetit ku studionte në Britani kishin lënë studimet dhe i ishin bashkuar Shtetit Islamik. 
Miqtë e tij në Universitet e kanë përshkruar si miqësor dhe të shoqërueshëm dhe shprehen të çuditur nga radikalizimi i tij. Mediat në Britani shkruajnë se dy vëllezërit vinin nga një familja jo e devotshme myslimane nga Kosova.
Sigal