Studentët serbë: Përshtypjet më të mira nga Shqipëria

469
Studentët serbë që ishin mysafirë të familjeve dhe bashkëmoshatarëve të tyre shqiptarë në ndeshjen në “Elbasn Arena”, janë kthyer me përshtypjet më të mira nga Shqipëria, duke thënë se do të ngelen miq më mikpritësit dhe do të kthehen sërish. Falenderime dhe një eksperiencë tjetër nga tensionet e kishte edhe ministri serb i Arsimit, Srdjan Verbiç. “Ne nuk kemi përjetuar tensionet, por një rrëfim krejtësisht tjetër. Jemi pritur shumë mirë dhe pyesni ata si kanë kaluar”, tha ai. Të rinjtë serbë thanë se lotët dhe kontaktet janë gjëja më e bukur që ngelen nga vizita në Shqipëri.
Sigal