Striptistet robot në Las Vegas

698
Edhe puna e striptistes nuk është e mbrojtur nga vërshimi i robotëve “humanoidë” në jetën e përditëshme.
Në Las Vegas po mbahet këtë javë një spektakël me striptiste robot, organizuar posaçërisht për një konventë të apasionuarish pas teknologjisë.
“Më duhen para për bateri”, ose “Më ndihmoni për të studiuar për teknologji” ishin disa nga mesazhet në koshat e bakshisheve… Një goditje mjaft e zgjuar marketingu.
Por jo të gjithë të pranishmit ishin të mahnitur. “Kam parë robotë të bëjnë lëvizje shumë më të vështira se këto”, thotë njëri prej pjesmarrësve. Dhe ndoshta me standartet e teknologjisë së lartë të ditëve të sotme ka të drejtë. Ato janë ndërtuar me pjesë manekinësh, metale të vjetra dhe kamera rrugësh.
Sigal