Strasburg, qëllohet me thikë një hebre; autori ulërinte “Allahu Akbar”

522
Një hebre ortodoks është qëlluar me thikë në një rrugë të Strasburgut në lindje të Francës. Mediat franceze që kanë dhënë lajmin, saktësojnë se i plagosuri nuk është në gjendje të rëndë dhe që agresori, i arrestuar nga policia, ulërinte “Allahu Akbar”. Sipas burimeve lokale të cituara nga sajti Journal du Dimanche”, ai është i njohur për “precedentë psikiatrikë”. Në Strasburg jeton një numër i madh i komunitetit hebre, rreth 15 mijë hebrenj francezë, i barabartë me 5% të popullatës së qytetit. Njeriu i plagosur, sipas provave të para të mbledhura nga hetuesit, ishte ulur mbi një tryezë jashtë një kafeje dhe është sulmuar papritur. Agresori i ka shkaktuar një plagë në kraharor tha policia. Për momentin, hetimet përjashtojnë pistën e terrorizimit.
Sigal