Sigal

Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në qytetin francez, Strasburg, ka thënë policia.

Sipas autoriteteve, sulmuesi ende është në arrati.

Ministria e Brendshme franceze ka konfirmuar për atë që e ka cilësuar si “incident serioz për sigurinë publike” në qytet dhe u ka bërë thirrjeve banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Incidenti është thënë të ketë ndodhur afër një Tregu të Krishtlindjeve, në sheshin, Place Kleber.

Zyrtarët e sigurisë kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi, duke përfshirë edhe qarkullimin e transportit publik.

Një raport ka cituar Departamentin për Zjarre të ketë thënë se një person ka vdekur, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Zyrtari për Shtyp në Parlamentin Evropian, Emmanuel Foulon, ka thënë se pas të shtënave ka “panik” në qendër të qytetit dhe se ka shumë forca të shtuara policore.

Zëvendës-majori i qytetit të Strasburgut, Alain Fontanel ka thënë përmes një postimi në Twitter: “Të shtëna në Strasburg. Faleminderit të gjithë atyre që janë duke qëndruar nëpër shtëpi derisa të qetësohet situata”.