Strasburg, krijohet prokuroria evropiane kundër mashtrimeve

584
Njëzet vende të Bashkimit Evropian do të pajisen në vitin 2020 me një prokurori evropiane të specializuar në luftën kundër mashtrimeve me TVSH-në dhe subvencionet evropiane, sipas një teksti të miratuar sot nga eurodeputetët.
“Kriminelët injorojnë kufijtë dhe ka ardhur koha për t’i ndalur duke u pajisur prokurorët me mjetet që ju mungojnë për të reaguar në mënyrë transkufitare”, nënvizuan komisionerët evropianë të ngarkuar me Drejtësinë dhe Buxhetin, Vera Jourova dhe Gunther Oettinger.
Ky projekt do të ketë kompetenca vetëm në 20 shtete anëtare, që kanë pranuar të marrin pjesë në një bashkëpunim të riforcuar.
Shtetet që do të marrin pjesë që prej nisjes së prokurorisë evropiane janë Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Austria, Greqia, Qipro, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Finlanda, Sllovenia dhe tre shtete balltike.
Konkretisht, prokuroria evropiane do të pajiset me një zyrë qendrore në Luksemburg ku do të mblidhen prokurorët evropianë dhe në një nivel të decentralizuat me prourorët evropianë të deleguar në shtetet anëtare.
Sigal