Stoltenberg: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk është incident

426
Shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë këtë fund javë nga dy avionë luftarakë rusë nuk është një incident, vlerësoi sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkohë që Moska është justifikuar me kushtet e këqija të motit. “Informacionet që kemi mbledhur më japin arsye të them se nuk bëhetë fjalë për një aksident”, konfirmoi Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Në fakt, kanë ndoshur dy shkelje gjatë fundjavës dhe kjo i shtohet fakteve që tregojnë se nuk bëhet fjalë për një aksident”, insitoi ai. “Për më tepër, këto incidente kanë zgjatur shumë në raport me të shkeljet e më parshme në hapësirën ajrore evropiane”, vazhdoi Stoltenberg. “Është për këtë arsye që e kemi marrë këtë shumë seriozisht. Ky lloj incientesh mund të krijojë situata të rrezikshme”, sipas Stoltenberg, që shpreson që kjo të mos ndodhë më.
Sigal