Stoltenberg: NATO nuk e sheh Rusinë si një kërcënim për ndonjë anëtar të aleancës.

570
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO nuk e sheh Rusinë si një kërcënim për ndonjë anëtar të aleancës.
“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim nga Rusia ndaj asnjë anëtari të NATO-s dhe prandaj jam shumë i kujdesshëm në lidhje me spekulimet e tepërta mbi situatat hipotetike”, tha ai.
Por sipas Stoltenberg, nëse do të ndodhte diçka e ngjashme me Krimenë apo Ukrainën, do të kishte reagimin e ashpër të aleancës.
“Sepse NATO është këtu për të mbrojtur aleatët e saj nga çdo kërcënim”, tha Stoltenberg.
Sigal