Stoltenberg: NATO-ja do analizojë kërkesën gjermano-turke për refugjatët

497
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të analizojnë me seriozitet kërkesën për ndihmë të formuluar nga Turqia dhe Gjermania për t’u përballur me krizën migratore, deklaroi sot në Bruksel sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. “Kriza e refugjatëve dhe migrantëve është një çështje e rëndë dhe preokupuese për të gjithë ne dhe mendoj se do ta analizojmë me shumë seriozitet kërkesën për ndihmë të Turqisë dhe të aleatëve të tjerë për të parë se si NATO-ja mund të ndihmojë në menaxhimin e kësaj krize”, tha Stoltenberg, në kuadër të mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes së Aleancës në Bruksel.
Stoltenberg, që u takua sot në mëngjes me ministrin turk të Mrojtjes, Mehmet Fatih Ceylan dhe homologen e tij gjermane, Ursula von der Leyen, deklaroi se deri tani nuk ka marrë asnjë detaj mbi ndihmën që këto dy vende dëshirojnë të marrin nga NATO-ja. Gjatë vizitës së saj në Ankara, kancelarja gjermane Angela Merkel, shpjegoi dje se “synon të përfitojë nga mbledhja e ministrave për të folur mbi mundësitë dhe masën që NATO-ja mund të ndihmojë në çështjen e mbikëqyrjes së detit për të mbështetur punën e FRONTEX-it (Agjencia Evropiane e Kufijëve) dhe të rojës bregdetare turke”.
Sigal