Stoltenberg: NATO do t’i kthejë në Turqi emigrantët e kapur në Egje

496
Migrantët e shpëtuar nga anijet e NATO-s në detin Egje do të dërgohen në Turqi, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, pas përfundimit të një operacioni për monitorimin e rrjeteve të kontrabandës që ndihmojnë refugjatët të mbërrijnë në Greqi. Para dy javësh, me kërkesë të Turqisë, Greqisë dhe Gjermanisë, NATO-ja ra dakord për të parandaluar fluksin e refugjatëve, por kjo marrëveshje mbeti pezull pasi Ankaraja u tregua hezituese për të strehuar migrantët e kapur në det. Evropa po përpiqet për arritjen e një marrëveshjeje për migrimin pas mbërritjes në brigjet e saj të më shumë se një milion migrantëve gjatë vitit 2015.
Sigal