Stoltenberg e Trump flasin për të ardhmen e NATO-s

507
Sigal

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka pasur një
bisedë pozitive me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald
Trump, për të ardhmen e aleancës ushtarake perëndimore.

“Bisedë
e mirë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Të dy kemi theksuar
rëndësinë e madhe të NATO-s dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes”, ka shkruar
Stoltenberg në Twitter.


një deklaratë të NATO-s thuhet se Stoltenberg ka biseduar në telefon me Trumpin
dhe i ka uruar fitoren në zgjedhje.

Deklarata
tha se Stoltenberg ka falënderuar Trumpin për “ngritjen e çështjes së
shpenzimeve të mbrojtjes gjatë fushatës, e cila ka qenë prioritet kryesor për
sekretarin e përgjithshëm që nga emërimi i tij në vitin 2014”.

“Dy
liderët janë pajtuar se është bërë përparim në ndarjen më të drejtë të barrës,
porse duhet të bëhet ende”, thuhet në deklaratë.


Evropë ka shqetësime me deklaratat e Trumpit, të bëra gjatë fushatës për
Shtëpinë e Bardhë. Ai ka thënë se NATO është “e vjetëruar” dhe se SHBA mund të
ndalojë mbrojtjen për aleatët nëse ata nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje.