Steven Seagal akuzohet nga dy aktore për ngacmim seksual

958
Portia de Rossi këtë të mërkurë kishte treguar se ka pasur një takim të pakëndshëm me aktorin Steven Seagal gjatë një audicioni. Ajo bëhet kështu e dyta aktore, e cila akuzon aktorin në fjalë për ngacmim seksual.
Aktorja 44-vjeçare ka shkruar në Twitter se Seagal “hoqi pantallonat e tij prej lëkure” teksa ishin në zyrën e tij. Rossi kishte shkuar në audicion për një rol në filmin, ku aktori është dhe producent .
“Audicioni final, për në filmin e Steven Segal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tregoi se sa e rëndësishme është të kemi kimi edhe jashtë ekranit, duke ulur dhe hequr pantallonat prej lëkure “, kujton ajo.
“Vrapoja dhe thërrita agjentin tim, por nuk e dija nëse ai ishte tillë’, – tha ajo.
Ndërsa më pas përmes një postimi në Twitter kishte reaguar edhe prezantuesja e njohur Ellen Degeneres, e cila është e martuar me aktoren Rossi.
“Jam krenare për bashkëshorten time”, kishte shkruar prezantuesja.


Sigal